BotaRajoni

“Ishte një krim i paramenduar, ne duam drejtësi”, studentët protestë në Selanik për viktimat e tragjedisë hekurudhore – Abc News

schedule19:52 – 2 Mars, 2023

Studentët janë ngritur në protestë në Selanik duke kërkuar drejtësi për viktimat e tragjedisë hekurudhore në Greqi. Protesta e studentëve nisi në orën 18.00 në Kamarë, të cilët mbanin pankarta ku shkruheshin parulla si “Nuk ishte gabim njerëzor” dhe “Katër vjet përgjegjësi individuale”.

“Ne duam të ketë drejtësi”, thotë një studente. “Ne jemi këtu për të treguar se ky nuk ishte një aksident, nuk ishte gabim njerëzor. Përgjegjësitë nuk ishin as të drejtuesit të stacionit dhe as të ndonjë punonjësi, por kanë të bëjnë me një sërë zgjedhjesh politike që janë bërë. Për ne ishte një krim i paramenduar.”

Ata kishin marrë edhe këpucë që simbolizonin humbjet njerëzore, shumë prej të cilave studentë. Më pas protestuesit shkuan pranë OSE (Organizata e Hekurudhave Greke), ku ishte ngritur një barrikadë nga forcat e shumta policore. Disa prej tyre tentuan që të hynin brenda duke shkaktuar kaos.

Disa hodhën edhe tymuese ndërsa forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës. Duke gjuajtur me gurë, ata kanë shkaktuar disa dëme ndërsa kanë thyer edhe një bankomat./abcnews.al

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button