Sport

Këshilla e Ferguson për Manchester United – Abc News

schedule20:01 – 2 Mars, 2023

Alex Ferguson është një zë më shumë se autoritar te Manchester United edhe pse nuk i përket më klubit sepse ka qenë trajneri që e ka udhëhequr skuadrën drejt lavdisë vit pas viti derisa është bërë një nga klubet më të rëndësishme në planet.

Pas vitesh duke kaluar nëpër vështirësi të mëdha, duket se Eric Ten Hag ka rikthyer Djajtë e Kuq në rrugën e duhur, dhe trajneri legjendar ka dashur të këshillojë si atë, ashtu edhe drejtuesit për të ardhmen.

Sipas “Footbal Daily“, Ferguson ka këshilluar klubin anglez që të përpiqet të nënshkruajë me një qendërsulmues specifik me garanci për sezonin e ardhshëm pasi Marcus Rashford nuk është një qendërsulmues fiks, megjithëse ai po e përmbush në mënyrë perfekte këtë rol në muajt e fundit. Ideja e ish-trajnerit të Djajve të Kuq është të kthejë Rashfordin në pozicionin e tij natyral, krahun e majtë dhe të vendosë një tjetër në sulm. /G.D abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button