Lajme

Modi fton ministrat e G20 të anashkalojnë dallimet për luftën në Ukrainë

Kryeminsitri indian, Narendra Modi u ka bërë thirrje ministrave të jashtëm të G20 të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të përqendrohen në nevojat e zhvillimit të botës.

“Ne po takohemi në kohën e ndarjeve dhe dallimeve të thella globale. Ne kemi përgjegjësi për të tjerët që nuk ndodhen në takim”, u tha Modi ministrave në Delhi, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

India do të shfrytëzojë presidencën e saj të G20-it për të ngritur çështje të shteteve në zhvillim të njohur si Jugu Global.

Mirëpo, dallimet brenda grupit për luftën në Ukrainë do të testojnë diplomacinë indiane.

Në javën e kaluar, ministrat e financave të G20 nuk arritën të arrijnë një konsensus në përmbylljen e deklaratës së tyre në takimin në qytetin Bangalore.

Ishte e dukshme nga fjalimi i Modit të enjten se India dëshirot të bëjë marrëveshje që mund të ndihmojnë zhvillimin e botës dhe të përmbush ambiciet e saj globale.

G20, i cili përfshin 19 vendet më të pasura të botës dhe BE-në, përbëjnë 85% të prodhimit ekonomik global dhe dy të tretat e popullsisë së saj.

Ministrat e jashtëm, si Antony Blinken, Sergey Lavrov, Qin Gang ndodhen në Delhi për takim. Një ish-diplomat indian tha për BBC-në se India duhet të bëjë diçka të veçantë që ata të anashkalojnë dallimet për luftën.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button