Shqiperia

Opozita nuk po krijon dot kimi me popullin, rrezikon të mbetet pa kryetar – Abc News

schedule18:18 – 2 Mars, 2023

Analisti Edvin Kulluri tha se opozita e ka përdorur çështjen McGonigal si një motiv shtesë për të elektrizuar demokratët që të ngrihen në protestë. Duke u ndalur te pjesëmarrja e dobët në protesta, ai tha se opozita nuk po e krijon dot kiminë me popullin për shkak se nuk ka as kimi brenda vetes.

Ai theksoi se në kushtet në të cilat ndodhen PD sot, ku është braktisur edhe nga aleatët, nuk do të arrijë ta ketë popullin me vete. Sa i përket gjyqit për vulën e PD-së që pritet të mbahet nesër, Kulluri e cilësoi si një moment komik pasi partia më e madhe opozitare mund të mbetet pa kryetar.

“Opozita e ka përdorur McGonigal si motiv shtesë për të elektrizuar masën e madhe të demokratëve gjë që nuk ka ndodhur. Protestat kanë qenë të dobëta, nuk ka qenë pjesëmarrja e duhur. Kam pritur pjesëmarrjen më të madhe për situatën në vend. Por nëse situata në vend është e keqe dhe qeveria është në pozicion të vështirë pasi kanë kaluar 10 vite, opozita s’po krijon dot kiminë me popullin sepse nuk ka kimi brenda vetes dhe brenda koalicionit sepse partitë e vogla pothuajse janë larguar, përveç LSI, që nuk ka qenë aleate tradicionale e së djathtës.

Nuk mund të ketë kimi me qytetarët ku nuk e gjen brenda vetes tënde. Pengesa më e madhe e PD është vetë PD. Armiku më i madh i opozitës është vetë opozita. Në konstatimet për punët e këqija të qeverisë bie dakord me opozitën. Ajo që nuk bie dakord është perceptimi që kemi për vetë opozitën dhe modelin që nuk ka një model.

Më e rëndë që ne nuk kemi një kryetar PD. Do të kemi një moment komik nëse gjyqi nuk i jepet Berishës. Pala tjetër nuk ka një kryetar, Basha ka dhënë dorëheqjen. Alibeaj është deleguar kryetari i partisë në kundërshtim me statusin dhe Gaz Bardhi si kryetar nuk ka të drejtë ta drejtojë partinë. Nëse gjyqi nuk fitohet nga Berisha, opozita mbetet pa kryetar“, tha Kulluri./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button