Lajme

Përfundon shqyrtimi gjyqësor në rastin e Elvedina Hajdarit, kërkohet dënim meritor ndaj të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega në Drenas, është mbajtur sot seanca përfundimtare në rastin një dhunë në familje, ku e dëmtuar është Elvedina Hajdari. Ajo dyshohet se gjatë muajit maj 2022 ka qenë viktimë e dhunës në familje nga ish-bashkëshorti i saj A.B., nga Drenasi.

Seanca u mbajt, në mënyrë që palët të japin fjalët e tyre përfundimtare, njofton Klankosova.tv.

Prokurori i rastit, Esat Rama, tha se mbështet fjalën e të dëmtuarës dhe kërkoi nga gjykata dënim meritor, sipas ligjeve në fuqi. Këtë e kërkoi edhe mbrojtësi i të dëmtuarës, Gazmend Halilaj, që potencoi se klientja e tij disa herë është rrezikuar nga i akuzuari me vetëdije, pavarësisht se kishte urdhër mbrojtje ndaj saj. Fjalën e tij e mbështeti edhe e dëmtuara Elvedina Hajdari, e cila theksoi se pret dënim maksimal nga gjykata.

Ndërkohë, mbrojtësi i të akuzuarit A.B., Azdren Hoxha, të gjitha provat e paraqitura nga prokuroria i cilësoi si të pabaza dhe që nuk vërtetojnë asgjë. Sipas tij, pala e dëmtuar u mundua që përmes kërkesës së përjashtimit të prokurorit të bëjë presion tek gjykata, meqë i njëjti, sipas tij, nuk u shkonte përshtati palës së dëmtuar.

Pas fjalëve përfundimtare të palëve, gjyqtari shpalli të përfunduar shqyrtimin gjyqësor, ndërsa vendimi pritet të merret konform afateve ligjore.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button