Show-Biz

Pirro Beati rrëfen se si i ‘theu rregullat’ e Big Brother VIP Albania duke zbuluar kohën e saktë përmes mikrovalës

Ndoshta pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP” nuk do të mbahet mend për shumë gjëra (dhe me këtë Arbër Hajdari do ishte shumë dakord) megjithatë Pirro Beati mesa duket ka arritur të bëjë dicka brenda shtëpisë që askush tjetër nuk ka mundur, të paktën mesa dimë ne.

Kështu, fotografi i njohur ka rrëfyer mbrëmjen e sotme i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio se ka arritur të gjejë një metodë për të ditur orën brenda reality show-t, gjë që sigurisht nuk lejohet, megjithatë “sekreti” i tij nuk ka mbijetuar për një kohë të gjatë.

“Unë e dija që mikrovalat zakonisht kanë orë, por që ditën e parë që kam vajtur nuk e kishte opsionin orë edhe thashë e kanë hequr. Kur kaluan disa ditë që unë nuk kisha çfarë të bëja në mëngjes, e hapa dhe pashë dhe e gjeta opsionin e orës. Tani kishte një problem që nuk e dija se sa ishte ora, pastaj prita dy ditë të tjera që të vinte ‘Prime’ dhe në orën 21:00 kur filloi e vura. E kisha me gabim 15-20 minuta sepse nuk e dija fiks, por e kisha të paktën një orar. Për ditën e parë, pastaj ia thashë Luizit dhe Nitës më duket. problemi ishte që nuk ia thoja dot me zë dhe ia bëja me shenja derisa ato e kuptuan dhe ata . Por mesa duket e ka dëgjuar edhe dikush tjetër dhe ma ndryshuan pas tre ditësh.”- tregoi Beati, duke zbuluar kështu se ja ka arritur të lejë një shenjë brenda shtëpisë dhe ku i dihet, Luizi, Nita ose “spiuni” tjetër vazhdojnë e përdorin metodën e tij edhe tani.

Foto: Pirro Beati/Instagram

Ndërkohë, sa i takon lojës dhe eksperiencës së tij ai u shpreh kështu: “Për mua ishte shumë qejf, jam kënaqur shumë, kam qeshur shumë aty brenda. Këtë presionin që thonë të gjithë nuk e kam ndierë, ndoshta edhe pse nuk jam bërë pjesë e debateve. Nuk u bëra pjesë e debateve sepse ato debate që bënin ishin për gjëra që kishin kaluar dhe gjëra para se të futesha unë”.

Pirro Beati përndryshe u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania mbrëmjen e së shtunës kur u hap një televotim gjatë javës dhe të nominuar ishin vetëm banorët që kishin humbur lojën me litarë shkaku i Luizit. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button