Shqiperia

Planifikoi një vrasje të katërt, kë donte të ekzekutonte Dan Hutra në Sharrë – Abc News

schedule10:40 – 2 Mars, 2023

Ramazan (Dan) Hutra nuk kishte ndërmend të ndalej pasi vrau tre gra ditën e djeshme në Paskuqan dhe Kamzë.

Burime për Abc News bëjnë të ditur se 40-vjeçari, kishte në plan të vriste në Sharrë është person që ai e akuzonte se i kishte dhënë armën, autorit që shumë vite më parë i ka vrarë babain.

Hutra u arrestua po në Sharrë, duke mos arritur të kryente vrasjen e katërt që ai kishte planifikuar.

Në Paskuqan, Hutra vrau dy gra dhe plagosi dy të tjera. Në momentin që është futur brenda në banesën e ish-bashëjetueses Elena Hysa, nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty.

Në banesë ndodheshin edhe 2 foshnja, fëmija 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit Dan Hutra, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës. Sipas deklarimeve, para se të niste të qëllonte me breshëri, Hutra ka çuar në banak fëmijën e Elenës dhe më pas ka nisur të qëllojë. Ndërsa kunata e Elenës, viktima Hasime Dafku ishte shtatzënë.

40-vjeçari është edhe autori i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë, Etleva Kurti po ditën e djeshme.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button