Lajme

Agjencia për Privatësi: PSD të mos i publikojë të dhënat personale të qytetarëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka reaguar ndaj aksionit të zhvilluar nga ana e Partisë Socialdemokrate.

Kjo agjenci në reagim i bën thirrje kësaj partie që të mosshpalos të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje subjekteve mediatike/portaleve, ashtu si edhe qytetarëve që përdorin rrjetet sociale, të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, që gjatë transmetimit apo njoftimit me lajmin të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara, duke aplikuar efektet e mjegullimit”, thuhet në reagim.

Agjencia mbetet e përkushtuar që të zbatojë legjislacionin përkatës konform mandatit dhe kompetencave të saj, duke vlerësuar lart rolin e mediumeve në informimin e drejtë dhe të saktë të publikut.

“Partia Social Demokrate e Kosovës, përmes një aktiviteti të saj para objektit të Qeverisë së Kosovës ka shpalosur listat me nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ato lista përmbajnë kategori të të dhënave personale të qytetarëve, të cilat janë mbledhur dhe përpunuar për një qëllim specifik (peticionin e vitit 2016 kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe)”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

PSD vendos para qeverisë 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit

Molliqaj paralajmëron protestë kundër Asociacionit


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button