Kosova

“Hortikultura” ia heq bërllokun Prishtinës pas grevës së “Pastrimit”

Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Hortikultura” janë duke e bërë pastrimin e kryeqytetit nga mbeturinat.

Rama tha se mbeturinat po mblidhen dhe të gjitha hapësirat e kontejnerëve po pastrohen me ujë.

Në lidhje me ndihmën që Komuna e Prishtinës po e merr nga punëtorët e “Hortikulturës”, ka reaguar edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili tha se komuna do të vazhdojë shërbimin.

” Në bashkëpunim me ndërmarrjen “Hortikultura” dhe operatorët e mirëmbajtjes rrugore, të cilët e shfrytëzojë rastin që ti falënderojë, që kanë shprehur vullnet e gatishmëri, që bashkë ta kalojmë këtë situatë, po vazhdojmë të bëjmë maksimumin për të grumbulluar mbeturinat dhe pastruar me ujë të gjitha lokacionet e kontejnerëve për mbeturina”, është shprehur Musliu, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” janë në grevë, pasi janë duke kërkuar paga më të larta.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button