Kosova

Kompania “S//Sprint” problem me rrymën, rrezikon të falimentojë (VIDEO)

Rreth 50 gra u detyruan të shkojnë në shtëpi, pasi që reparti në të cilin punonin u mbyll.

Fajin për këtë pronari i kompanisë vendore për prodhimin e veshjeve sportive, “S//Sprint”, Sami Sopa, ia lë KEDS-it.

Përveç humbjes së punëtorëve, ky defekt Sopa thotë se po i ndikon edhe në humbjen e mijëra eurove, njofton Klan Kosova.

Sopa pohon se ka provuar që të gjejë një zgjidhje me KEDS-in, por që kërkesa e tij është refuzuar.

Mirëpo, KEDS ka një version tjetër për këtë rast. Sipas tyre, arsyeja se pse u vendos limiti i ri është sepse kompania kishte tejkaluar limitin për të cilin kishte pëlqimin elektroenergjetik.

Kur Sopa bëri kërkesën për rritjen e kapacitetit, Rashiti thotë se KEDS-i ia ofroi dy opsione.

Mirëpo, asnjëri opsion nuk u realizua dhe problemi vazhdoi, sipas KEDS-it, për shkakun e vetë kompanisë.

Pavarësisht se “S//Sprint” është prodhues vendor dhe ndërmarrje shoqërore, Rashiti thotë se nuk do të bëjnë asnjë përjashtim që do të përbënte diskriminim ndaj konsumatorëve të tjerë.

Nëse problemit me rrymë nuk i gjendet asnjë zgjidhje, kompania “S//Sprint” rrezikon të falimentojë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button