Show-Biz

Luizi fut në grackë Kristin dhe Armaldon pasi i detyroi të thyenin rregullat, vëllai i madh i çon të tre në televotim

Të gjithë banorët të martën janë komunikuar se i pret një zarf i zi brenda shtëpisë.

Në atë zarf të cilin moderatorja Arbana Osmani e shpalosi gjatë spektaklit, u lexua komunikimi zyrtar i vëllait të madh lidhur me tre nga banorët që kishin thyer rregulat.

Bëhet fjalë për Luizin, Armaldon dhe Kristin, të cilët në një nga ditët janë futur të tre bashkë në tualet.

Kjo ka qenë një shkelje rregullash të formatit, pasi të njëjtët kanë refuzuar të dalin edhe kur iu është kërkuar nga produksioni.

Vëllai i madh ua ka bërë të qartë edhe një herë se nuk është e lejuar që në ambientet ku kamerat nuk janë të qasshme për publikun (në rastin konkret tualeti), nuk duhen futur më shumë se një person në të njëjtën kohë.

Ndërkohë, vet Luizi pranoi se një grackë të tillë e ka bërë me qëllim që “t’i qerojë hesapet” me Luizin dhe Armaldon. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button