Shqiperia

Gërdeci, 15 vite pa drejtësi/ Zyrtarisht nën akuzë vetëm Ministri i Mbrojtjes – Abc News

Kanë kaluar 15 vjet nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec.  26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën, mesditën e 15 marsit të vitit 2008, duke shënuar një nga tragjeditë më të rënda në historinë e shtetit shqiptar.

Shpërthimi i fuqishëm është ende i freskët në kujtimet e banorëve të Gërdecit.

Me lule në duar, familjarët nderuan të dashurit që humbën jetën. Emrat e tyre janë të gdhendur në memorialin e ngritur në kujtim të tyre.

Sytë i kanë ende nga drejtësia që nuk ka ardhur prej 15 vitesh.

 “Ky është një krim shtetëror, këtu vepronte  ushtria shqiptare. Pa firmë dhe pa vulë të ministrit këto municione nuk mund të lëviznin nga asnjë lloj depoje, ndaj e quaj krim shtetëror dhe ka dështuar gjithë piramida e asaj kohe e shtetit dhe pres drejtësi”

Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur ish ministrin e mbrojtjes të kohës, Fatmir Mediu. Mbi të rëndojnë dy akuza, “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” mbi bazë të kodit ushtarak.

Në të njëjtën kohë SPAK po kryen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali I ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Beridsha.

SPAK u vu në lëvizje për Mediun, pas kërkesës së prindërve të 7-vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Më pas SPAK i kërkoi Gjykatës së lartë që të revokonte vendimin e pushimit ndaj Mediut, të marrë në vitin 2009-tën.

Tashmë me këtë vendim dosja në ngarkim të ish-ministrit është në duart e prokurorisë dhe pritet të gjykohet nga Gjykata e Posaçme. Në vitin 2009-të, Mediu u akuza nga prokuroria e përgjithshme për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyrë të kryer në bashkëpunim dhe më pas dosja përfundoi në gjykatën e lartë. Por 6 muaj më vonë, gjykata vendosi pushimin e çështjes, pasi Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar edhe imunitetin që ndalonte gjykatën të vazhdonte gjykimin./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button