Kosova

Kurti merr mbështetje nga eurodeputetja spanjolle për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, gjatë qëndrimit të tij në Strasburg.

Kurti, në këtë takim u prit nga eurodeputetja spanjolle, Iratxe Garcia Perez e cila është drejtuese e këtij grupi, eurodeputetin nga Kroacia, Tonino Picula dhe zëvendëskryetarin për Punë të Jashtme të Aleancës Progresive të Socialistëev dhe Demokratëve, Pedro Marques.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se eurodeputetja spanjolle, Garcia Perez, e ka mirëpritur lajmin pozitiv në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, por edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Në emër të Grupit të Social Demokratëve në Parlamentin Evropian, ajo u shpreh e gatshme për të punuar së bashku në mbështetje të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, Kurti ka falënderuar grupin e Social Demokratëve për mbështetjen, sipas tij, në rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian, teksa ka përmendur edhe marrëdhëniet mes Kosovës e BE-së, solidarizimin me Ukrainën e strehimin e gazetarëve ukrainas.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button