Sport

Laçi dhe Egnatia luajnë gjithçka sot, Partizani në misionin e pamundur ndaj Vllaznisë – Abc News

schedule11:43 – 15 Mars, 2023

Sot do të luhen dy ndeshjet e radhës të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të vendosin dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste të këtij turneu.

Në orën 13:00, Laçi do të presë në shtëpi Egnatian. Sfida e parë në Rrogozhinë përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, dhe sot do të luhet gjithçka pasi të dyja hyjnë të barabarta në fushë.

Sfida tjetër, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet në orën 17:00 në Tiranë. Në “Loro Boriçi”, “demat e kuq” u mposhtën me rezultatin 3-1, pra sot do të jetë tepër e vështirë të arrijnë një përmbysje.

Ditën e djeshme u luajtën dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve, ku Kastrioti barazoi në shtëpi përballë Tiranës me rezultatin 2-2, por ata që kaluan në gjysmëfinale ishin bardheblutë pas rezultatit të përgjithshëm. Në përballjen tjetër, Kukësi fitoi 2-1 ndaj Teutës, por durrsakët njësojë si Tirana kaluan në gjysmëfinale./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button