Shqiperia

Objektivi ynë, ta çojmë sipërfaqen e mbrojtur të vendit në 30 përqind – Abc News

schedule11:30 – 15 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin e mbajtur për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, theksoi se objektivi i qeverisë është që ta çojnë sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend në 30 për qind nga 21 përqind që është aktualisht.

“Sot Shqipëria ka 21% të territorit zonë të mbrojtur. E kemi gjetur me shumë më pak dhe çdo vit e kemi rritur sipërfaqen e zonës së mbrojtur. Objektivi ynë është ta çojmë shumë në 30 përqind. Të krijosh zona të mbrojtura nuk do të thotë që t’u presësh që ata njerëz dhe komunitetet që kanë ato zona, rrugët e zhvillimit të tyre ekonomik dhe sopcial. Nuk do të thotë të kthesh edhe njerëzit në gjendje të egër por t’i japësh edhe atyre një perspektivë të re zhvillimi për të cilën nuk mjafton të kesh Vjosën por duhet edhe të dish se si. Këtu bëhet e domosdoshme gjetja e partnerëve dhe aleatëve të ditur.”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri bëri me dije se qeveria po bashkëpunon ngushtë me atë greke për të një projekt që do të mbrojë lumin Vjosa.

“Jemi në një bashkëbisedim inkurajues edhe me fqinjët tanë, me Greqinë, për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë territor, këtë shtrat të Vjosës, që nuk fillon në Shqipëri, si një pasuri të përbashkët dhe për të investuar dijen dhe financat. Janë 80 milionë dollarë që do të vihen në dispozicion të këtij parku në mënyrë që të gjitha bashkitë të mos derdhin më ujërat e zeza në lum.”, shtoi kreu i qeverisë./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button