Shqiperia

Palët kanë rënë në ujdi me njëra-tjetrën – Abc News

 

Jurisitja Brizida Gjikonda ka qenë e ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, në ABC News, ku ndër tjerë në lidhje me tragjedinë e “Gërdecit”, ajo tha se palët politike kanë rënë në një ujdi mes tyre.

Gjikondi shtoi se ata gjithmonë bëjnë sikur zihen, por goditen deri në mes dhe tragjeditë në këtë vend përdoren nga mazhoranca dhe opozita.

“ Pasi ndodhi Gërdeci, pak muaj më pas Rama ndryshoi Kushtetutën, duke i dhënë autoritet kreut të partisë.

U bënë ndryshime radikale, falë gjunjëzimit të Berishës, që ndoshta iu tolerua Gërdeci.

Gërdeci është rast tipik kriminal. Ne pamë një Edi Ramë që pas Gërdecit, i rrahu shpatullat Berishës.

Është një ujdi e heshtur, gjithmonë bëjnë sikur zihen, por goditen deri në mes.

Tragjeditë e Gërdecit apo 21 janarit, por përdoren nga të dyja palët.

Po të kishte vullnet kjo mazhorancë, ka pafund mënyra për të gjetur provat e fshira nga pushteti i asaj kohe.

Për çdo krim në Shqipëri, dënohen persona të rangut të dytë ose të tretë.

Nëse do të shikosh këtë 30 vjeçar në Shqipëri, mjafton të shikosh Gërdecin dhe kupton gjithçka,” përfundoi Gjikondi.r.t/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button