Kosova

Policia po heton një aksident mes tri automjetesh në Vushtrri, ku mbetën të lënduar katër persona

Një aksident trafiku mes tri automjetesh ndodhur dje në Vushtrri, ka rezultuar me katër persona të lënduar të cilëve iu është dhënë trajtim mjekësor.

Policia raporton se rasti është duke u hetuar, teksa të lënduarit janë, dy drejtues të automjeteve dhe dy pasagjerë, transmeton klankosova.tv.

Aksidenti siç specifikon policia, ndodhi në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku ishin të përfshira tri automjete me targa vendore me drejtues dy meshkuj dhe një femër kosovare.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button