Sport

Real Madrid dhe Liverpool luajnë shansin e fundit, “Los Blancos” me një këmbë në çerekfinale – Abc News

Nga Hergi Llupi

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Liverpool, sfidë e vlefshme për një biletë në çerekfinale të Champions League.

Në “Anfield Road”, të kuqtë e Klopp përjetuan një disfatë të rëndë me rezultatin 2-5 në favor të “Los Blancos”. Golat e Nunez dhe Salah brenda 14 minutave të para të ndeshjes solli një gëzim të madh në anën angleze dhe dukej sikur ata do të ishin triumfatorët e kësaj sfide të parë, por jo. Ende pa mbaruar pjesa e parë, Real Madrid barazoi shifrat me dy golat e Vinicius Jr. Pjesa e dytë ishte totalisht në favor të spanjollëve, pasi Militao dhe dy golat e Benzema ndëshkuan Liverpoolin në shtëpi.

Real Madrid që pas fitores në Anfield, ka arritur të marrë 1 fitore, dy barazime dhe 1 humbje, në ligë dhe në Kupën e Mbretit. Spanjollët kanë luhatje këtë sezon, por në Champions League ata gjithmonë kanë treguar se janë pronarët e këtij kompeticioni dhe se gjithmonë duhen pasur frikë edhe kur nuk janë në formën e tyre më të mirë. Trofeu i Champions League i ndryshon totalisht psikologjinë dhe moralin këtij ekipi. Benzema, sulmuesi i tyre kryesor këtë sezon nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, të paktën pas pushimit nga Kupa e Botës në Katar. Por, nuk është vënë re shumë mungesa e tij pasi braziliani Vinicius Jr ka qenë në një formë të jashtëzakonshme, duke qenë protagonist pothuajse në çdo sfidë.

Liverpooli nga ana tjetër, është pothuajse si gjendja e Realit, por ndoshta edhe pak më keq. Fitorja e jashtëzakonshme në shtëpi në përballje ndaj Manchester United, ku të kuqtë fituan me rezultatin monstruoz 7-0, bëri që të gjithë të mendojnë se Liverpooli u rikthye, por jo. Menjëherë pas asaj fitoreje të thellë ndaj “Djajve të kuq”, ata pësuan një humbje befasuese jashtë ndaj Bournemouth me rezultatin 1-0. Ndoshta, mungesat e shumta që kanë pasur këtë sezon kanë ndikuar shumë në rezultatet pozitive të Liverpoolit. Edhe sot në mbrëmje, Klopp do të ketë disa mungesa me peshë. Bajcetic, Diaz, Henderson, Ramsay dhe Thiago Alcantara, vazhdojnë të mbeten jashtë. Në pikëpyetje për sot është edhe Gomez.

Edhe sot, pritet që Real Madrid të jetë triumfator, ose të paktën pritet të arrijë kualifikimin. Liverpool e ka treguar në fakt disa herë që është në gjendje të realizojë përmbysje spektakolare, por ndaj Real Madrid gjasat janë të pakta, por në futboll asnjëherë nuk i dihet.

Nëse sot Salah dhe Nunez do të jenë në formën e tyre më të mirë, sigurisht që mbrojtja e Realit do të përballet me vështirësi të mëdha, sidomos nga Salah, i cili është i paparashikueshëm në fushën e lojës. Klopp ka nevojë shumë edhe për sulmuesin e tij pykë, Nunez. Urugaiani është “vrasës” para portës, por në këtë sezon ka treguar që ka ulje ngritje të ndjeshme dhe sytë të gjithë i kanë nga ai, nëse në Santiago Bernabeu do të jetë deçiziv.

“Los Blancos” janë të vetmit nga ekipet spanjolle që vazhdon rrugëtimin në Champions, pasi deri më tani të kualifikuar për në çerekfinale janë Chelsea, Manchester City, Milan, Inter, Benfica dhe Bayern Munich. Sot priten dy çerekfinalistët e fundit, me Real Madrid-Liverpool dhe Napoli-Frankfurt për të luajtur ndeshjen e tyre të fundit për këtë fazë.

Formacionet e mundshme

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho, Modric, Tchouameni, Kroos, Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

Liverpool: Alisson, Alexander Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Keita, Salah, Jota, Nunez, Gapko./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button