Shqiperia

Turistët nga Kosova, Operatorët i druhen largimit pas liberalizimit të vizave – Abc News

schedule15:48 – 15 Mars, 2023

Liberalizimi i vizave të Kosovës do të ndikojë në turizimin e Lezhës. Pasi rreth 70 % e turistëve vijnë nga Kosova. Në këto kushte operatorët turistik dhe bashkia po marrin  masa konkrete për t’i paraprirë situatës.

Ata i druhen faktit se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës, mund t’i largojë ata nga bregdeti i Lezhës.

“Lezha ka qenë shtëpia e dytë e kosovarëve. Kjo e ka bërë të mundur që ata të investoj në edhe me shtëpi. Të gjitha bizneset duhet të kenë një fokus në promovimin e qytetit.  Duhet patjetër duhen kërkuar tregje. Ka një reduktim, por unë nuk i tremben. Mos harrojmë se ka shumë njerëz të vendeve të tjera që kanë dëshirë për të zbuluar Shqipërinë. Duhet të shkojmë në grup që të përmblehdim shumë arsye pse duhet ta vizitojmë lezhën. Është e rëndësishme që të bahskohemi me fokus kryesor për të dhënë aletrnativa. Kam vënë re që tendencat janë për pjesën perëndimore, Gjermanhia, Sllovakia, Italia dhe tregje të largëta.”

Por nëse do të ketë një reduktim të pushuesve nga Kosova, Nënkryetari i bashkisë së Lezhë, Ermal Paçaj shpreson se mund të zëvendësohen nga të huajt.

“Ne nuk do të jemi konkurues vetëm në Shëqipëri. Bregdeti duhet të jetë konkurues edhe përtej rajonit. Nuk është vetëm një promovim. Nuk është vetëm pastëria. Nuk do të ketë impact, por edhe atë që do ketë do jetë me të tjerë të ardhur. Vitet e fundit janë rritur numri i të hujave që frekuentojnë. Shpresoj që mos të ketë impakt.”

Bregdeti i Lezhës dhe Velipojës janë dy nga më të frekuentuarit nga pushesit nga Kosova për shkak të afërsisë./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button