Kosova

Xhezairi: Ndërkombëtarët po përdorin politikën e ‘kulaçit e kërbaçit’ ndaj Kurtit dhe Vuçiqit (VIDEO)

Gazetari Seladin Xhezairi ka folur rreth takimit të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se faktori ndërkombëtar është duke e përdorur politikën e ‘kulaçit dhe kërbaçit’ ndaj Kurtit dhe Vuçiqit.

“Unë mendoj se këto veprime të kancelarive euro-amerikane po vërehen edhe sot për shkak se emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sapo ka kryer një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq”.

“Në ndërkohë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak qëndroi rishtazi në Prishtinë”.

“Ka qenë ambasadori i ShBA-së dhe ai i Gjermanisë që e kanë përmendur pikërisht politikën e kulaçit dhe kërbaçin në atë kuptim që në rast se Kosova do ta marrë përsipër zbatimin e planit të BE-së, do ta shkurtojë rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

“Ndërsa Serbisë i është bërë e qartë se nëse nuk e  harmanizon politikën e saj me atë të BE-së, sa i përket Rusisë dhe dialogut me Kosovën, do të mbetet edhe ajo e izoluar”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button