Sport

17 vjet që nuk ndodhte, tre ekipe italiane në çerekfinalet e Champions League – Abc News

schedule08:04 – 16 Mars, 2023

Tre ekipe italiane, dy angleze, një spanjolle, një gjermane dhe një portugeze. Këto janë ekipet e kualifikuara për në fazën e çerekfinaleve, por ajo që bie në sy është fakti se janë tre ekipe të kaluara në këtë raund.

Milan, Interi dhe Napoli arrijnë në çerekfinale, një sukses që nuk ka ndodhur që nga sezoni 2005/2006, dhe kanë kaluar 17 vjet. Atë verë, Italia u bë kampion bote, dhe duket ndryshimi i madh i futbollit në atë kohë.

Një skuadër më shumë italiane se sa ato nga Premier League, dy më shumë se sa La Liga dhe Bundesliga. Futbolli italian është “shëruar” dhe ka përparuar. Një fakt interesant është se në ndeshjet e 1/16, tre ekipet italiane nuk kanë pësuar gola, janë 5 të shënuar nga Napoli dhe nga një për Interin edhe Milanin, 7 në total.

Një ekip italian nuk ka qenë në finale të Champions League për 6 vjet dhe nuk e ka fituar atë për 13 vite, hera e fundit nga Interi./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button