Kosova

Çeku e Qerimi bashkë për memorandumin mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum me Universitetin e Prishtinës për zbatimin e projektit të memorializimit për fëmijët e vrarë apo zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ministri Hajrulla Çeku para mediave bëri të ditur se ky projekt do të fillojë nga ky muaj dhe do të përfundojë në muajin gusht, ndërsa në shtator do të kenë materialin bazë në të cilin do ta shpallin edhe konkursin.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ftoj të gjithë ata që duan të jeë pjesë e këtij procesi e programi, dhe të konsultimeve, që të na kontaktojnë drejtpërdrejt, përveç mundësisë që do t’ua krijojmë duke ju kontaktuar vet. Grupet e konsultimit parimisht janë prindërit dhe familjarët e fëmijëve të vrarë, të zhdukur apo të vdekur si rezultat i luftës. Gjithashtu synojmë t’i konsultojmë fëmijët e mbijetuar të krimeve të Serbisë në Kosovë, si dhe dëshmitarë të tjerë relevantë”.

“Ju lutem të na telefononi në 046 222 006 dhe të na shkruani në memoriali [email protected] që të bëheni pjesë e procesit të konsultimeve për projektin e memorialit të fëmijëve të vrarë”, deklaroi ministri Çeku.

Ndërkaq, i lumtur nga ky projekt u shpreh edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, i cili u shpreh se kjo është më e pakta që mund të bëjnë për këtë kategori, derisa tha se janë të gatshëm të kontribuojnë në dizajnimin sa më të saktë metodik të konceptit në mënyrë që rezultati të jetë dinjitoz dhe propocional me qëllimin.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button