Shqiperia

E kishit trashëgiminë kulturore si plaçkë të vjetër, e latë në harresë – Abc News

schedule12:03 – 16 Mars, 2023

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministren e Kulturës Elva Margariti. Duke iu përgjigjur deputetes, ministrja e Kulturës theksoi me ironi se përpjekja më e arrirë që ka bërë opozita për trashëgiminë kulturore është lënia në harresë dhe duke mos bërë investime.

“Trashëgimia kulturore kërkon jo vetëm dhembshuri dhe atdhedashuri por kërkon vizion. Kjo juve ju mungon sepse edhe një trashëgimi kulturore si partia juaj, e privatizuar. Jo vetëm që nuk frymëzon por vetëm paralajmëron. Kur nuk ke asnjë ofertë moderne për elektoratin.

Ne e gjetëm sektorin e trashëgimisë kulturore si një mbetje të kohës së komunizmit dhe krijimtaria juaj vetëm kur kuptuar se mund të bënit lokale pranë tyre dhe mendoj se përpjekja më e arrirë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore ishte lënia në harresë. Kjo është merita më e madhe.

E kuptuat trashëgiminë kulturore si një plaçkë të vjedhur dhe sot e quani fatkeqësi faktin që po investohet në të re. Qasja jonë është pro krijimit dhe modelit që e çojnë përpara. Nuk mund të jap shembullin e identitetit atyre që identitetin e kanë humbur.“, tha Margariti./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button