Shqiperia

EMRAT/ Zyrtarë e biznesmenë, kush janë të arrestuarit për tenderin në Bashkinë Bulqizë – Abc News

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë në pranga 8 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë, mes tyre edhe kryebashkiakun Lefter Alla.

Aksioni për arrestimin e tyre ka nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa SPAK njoftoi aksionin vetëm ditën e sotme.

Sipas SPAK, bëhet fjalë për një tender rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës me vlerë afro 3 milion euro.

Në pranga kanë rënë;

Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë

Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare

Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës

Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile

Rubin Kola – Inxhinier urbanistike

Denis Xholi – Ish Drejtor Juridik

Leonard Daçi – Sekretar i Përgjithshëm

Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit; Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla), Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Ana Nishku (arrest shtëpie)

dhe Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie)./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button