Sport

Ibrahimovic i jep fund pritjes, Zlatan gati për “djajtë” e Milanos pas 425 ditësh – Abc News

schedule21:18 – 16 Mars, 2023

Milani ka nevoje për ndihmën e të gjithëve në fundin e këtij sezoni dhe Zlatan Ibrahmoviç po bëhet gati të lërë shenjën e tij. Ka kaluar më shumë se një vit nga hera e fundit, por duket se sulmuesi suedez do të jetë përsëri mes titullarëve me fanellën kuqezi në kampionat.

Sipas mediave italiane, në stërvitjen e sotme, Stefano Pioli ka provuar futbollistin mes titullarëve për anti-Udinezen dhe nëse gjërat shkojnë pa telashe deri të shtunën, pritet që të jetë ai që do të zbresë në fushë që në start me ekipin në fushë dhe jo Zhiru. Një gjë e tillë nuk ndodhte prej 425 ditësh, kur për herë të fundit në kampionat Ibra luante titullar, në duelin ndaj Specias.

Më pas nisi kalvari i gjatë i dëmtimeve e problemeve fizike që ngushtuan minutazhin e tij derisa mori vendimin të operohej në verën e kaluar, për t’u kthyer pikërisht kur Milani ka më shumë nevojë. /i.m /abcnews.al 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button