Sport

Kemi short të favorshëm, mund të shkruajmë historinë – Abc News

Kombëtarja U21 do të luajë dy ndeshje miqësore në Antalya të Turqisë, përkatësisht ndaj Azerbajxhanit më 23 mars dhe ndaj Polonisë më 27 mars.

Tekniku i shpresave, Alban Bushi, shpalli ndërkohë edhe listën me emrat e 24 lojtarëve që janë grumbulluar në këto dy miqësore. Në konferencën për shtyp, ish-lojtari i kombëtares shqiptare tregoi se pse janë zgjedhur këto dy kundërshtarë.

“Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Azerbajxhanit dhe Polonisë. Na vlejnë për grupin eliminator që kemi në qershor. Këto dy rivalë i ngjajnë Armenisë dhe Rumanisë.

Grupi është i plotë, shyqyr Zotit nuk kemi pasur dëmtime. 90% e këtij grupi do të jetë deri në fund të sezonit. Kam shumë besim te lojtarët. Kemi një grup me lojtarë që do t’i shërbejnë Kombëtares në të ardhmen. Ata kanë marrë minuta, ndryshe nga më parë. Miqësoret gjithnjë bëjnë mirë. Për ekipin dhe lojtarin. Një lojtar që shkon sot në Kombëtaren A është i kompletuar. Ai ka luajtur me gjithë kombëtaret e moshave.

Ata ndeshen shumë herë me Gjermaninë, Italinë apo Poloninë. Lojtarët duhet të jenë shumë të fortë nga ana mentale që të jenë pjesë e ekipit A. Na bën mirë edhe neve si ekip, sepse do të provojmë shumë skema. Jemi në dilemë, pasi do të luajmë me një skemë ndryshe. Kemi shumë lojtarë mbrojtës që luajnë me 3 pas.

Është grup shumë i fortë. Shorti është i mirë, nuk kemi ekipe të mëdha. Gjithçka është e hapur në këtë grup. Kundërshtarët janë të mirë. Si cilësi lojtarësh janë aty aty me grupin tonë, edhe pse luajnë në ekipe më të forta sesa lojtarët tanë.

Është grup i ekuilibruar, e shoh grup të kalueshëm. Nuk duhet të kemi frikë asnjë ekip, janë ekipe të kalueshme. Duhet të luajmë fort, kompakt dhe duhet të sakrifikojmë që t’ia dalim me sukses.

Është hera e parë që ne marrim kaq shumë pak lojtarë nga Superiorja. Superiorja ka qenë e vakët në aktivizimin e lojtarëve të rinj. Do doja të kisha më shumë lojtarë, por aktualisht janë vetëm këta që po luajnë.

Pres më shumë nga Preka, sepse kemi probleme në qendrën e mbrojtës. Është një lojtar shumë i mirë dhe cilësor. Shpresoj të marrë minuta. Ai do të jetë një alternativë shumë e mirë për repartin e mbrojtjes.

Nuk mund të them se jam i kënaqur, kënaqësi më e madhe do të jetë nëse kualifikohemi në Europian. Kanë vajtur lojtarë në ekipin e parë, objektiv i realizuar. Këtë vit luajmë të gjithë për të gjitha. Kam besim se do të kalojmë.

Lojtarët janë shumë të mirë, janë shumë cilësorë. Silvinjo më la me dorë të hapur. Nuk do të prekë lojtarë nga U21 për momentin, pasi nuk janë aq të formuar për ekipin A. Meqë kemi dorë të lirë nga Silvinjo mendoj se do të kemi sukses”, përfundoi trajneri i Shqipërisë U21./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button