Kosova

Krasniqi: Nuk e kam asnjë besim më tek Kurti

Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës Frashër Krasniqi, ka thënë në Edicionin Special në Klan Kosova se nuk ka besim tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Krasniqi tha se Kurti do ta sjell Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Në fillim ai ka thënë që nuk do të ketë fare Asociacion. Tani po thonë që do ta sjellin Asociacionin pa kompetenca ekzekutive. Por, do ta sjell Asociacioni me të gjitha kompetencat e vitit 2013-të. Madje pika e 7 e marrëveshjes sjell edhe më shumë, flet për vetëmenaxhim të serbëve”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Më 18 mars në Ohër kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen për të negociuar rreth zbatimit të Planit franko-gjerman.

Ekziston mundësia që në atë takim të ketë edhe nënshkrim të narrëveshjes/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button