Show-Biz

Me një video atraktive në bikini, Rita Ora tregon fizikun e tonifikuar

Rita Ora i ngacmoi ndjekësit e saj të enjten, duke shfaqur figurën e saj të pabesueshme të trupit në një video të re në Instagram.

Këngëtarja 32 vjeçe, dukej e pabesueshme teksa kishte veshur një palë bikini me vija blu, duke ekspozuar figurën e saj të tonifikuar të trupit teksa e xhironte veten me telefon.

Ajo kishte veshur edhe një fund të gjatë, i cili përmbante një model me vija dhe nuanca të jargavanit në përputhje me pjesën e sipërme të bikineve, shkruan DailyMail.

Rita sigurisht që u shfaq krenare për trupin e saj të palestruar, teksa xhironte veten nga lart në një video lozonjare.

Ajo e kombinoi veshjen provokuese me një palë syze dielli të mëdha, gjerdan me rruaza dhe vathë argjendi dhe byzylykë.

Flokët bionde të këngëtares së hitit “Anywhere” ishin lënë në një stil të çrregullt, ndërsa ajo zgjodhi një makijazh të lehtë duke përfshirë buzët korale.

Pasi xhiroi fizikun e saj, ajo e ktheu kamerën në fytyrë, ku ofroi një buzëqeshje verbuese për fansat e saj.

Kjo paraqitje vjen disa ditë pasi Rita dhe bashkëshorti, Taika Waititi, i dhuruan njëri-tjetrit një puthje romantike gjatë paraqitjen në pasa-ndejën e “Oscars 2023”, të organizuar nga revista “Vanity Fair”.

Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” dukej një bukuroshe eterike e veshur me një fustan të bardhë nusërie me korse me një fund prej tyli, ndërsa regjisori, 47 vjeç, ishte i veshur me një kostum të zi elegant. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button