Show-Biz

Publikohet video e dyshimtë e Mbresës në shtëpinë e BBVK – shanë gjatë një bisede me vëllain e madh duke harruar mikrofonin e ndezur

Këngëtarja Mbresa Hajrullahu ka qenë një prej hyrjeve më interesante në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo hyri pak më vonë se banorët e tjerë në shtëpi, por që menjëherë shkaktoi dinamika duke filluar të lë vërtetë “mbresa” te publiku.

Këngëtarja me origjinë nga Ferizaj është një nga pesë finalistet e këtij edicioni të BBVK, ku lufton për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Megjithatë, së fundmi në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e dyshimtë e saj, ku gjatë një diskutimi në dhomën e rrëfimit me vëllain e madh, ajo harron mikrofonin e ndezur.

@telegram_folders Ndegjojeni me kujdes teksa Mbresa merr info nga dhoma e rrefimi, pra Andi u largu padrejtsisht nga produksioni per ta dergu Mbresen ne Finale. #bigbrothervipkosova #bbvk #andiartani #mbresabbvk #mbresa #gresahoti #stresi #artanthaqi #bigbothervipalbania #juliananura #vedati #vedatibbvk @Andi Artani @Big Brother VIP Kosova ♬ original sound – Telegrampro

Nga kjo dëgjohet këngëtarja duke sharë me rob, gjersa nuk dihet saktësisht se për çfarë kanë qenë duke diskutuar në dhomën e rrëfimit.

Më pas, ka qenë konkurrentja Vivien ajo e cila i tregonte Mbresës se çfarë ka bërë dhe se është dëgjuar nga të tjerët duke sharë me mikrofon ndezur.

@video.maker05 Mbresa: Noooo! #facts #shqipe #bbvalbania #bbvk #bigbrothervipkosova #stresinjo #bbvalb #stupcat #vedatistupcat #vedatibbvk #luizejlliofficialfans #lugati #getinjo #gjonkarrica ♬ original sound – Sarcasm

Me të parë që Vivien po i tregon Mbresës se çfarë kanë dëgjuar banorët e tjerë, produksioni i tërheq vërejtjen duke i thënë “Vivien kujdes mikrofonin”, si për të t’i treguar që të mos vazhdojë të flasë më shumë. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button