Shqiperia

Qyteti i tronditur nga arrestimi, Bulqiza me kryebashkiakun në burg – Abc News

schedule15:28 – 16 Mars, 2023

Në bashkinë e Bulqizës mbizotëronte heshtja këtë të enjte.  Qyteti i vogël i minierave u zgjua i tronditur nga lajmi i arrestimit të kryebashkiakut, Lefter Alla dhe 8 zyrtarëve të tjerë të Bashkisë.

Qytetarët ndajne opinione te kunderta ne lidhje me arrestimin e kryebashkiakut.

“Sipas bëmave të veta. Sic kanë bërë punën kanë marrë edhe reston. Megjithëse ne nuk dimë gjë, si kryetar skemi pas vërejtje.”

“Mirë ua ka bërë. Nuk i njoh problemet e qytetit. Ato i di shteti.”

Ka të tjerë që thonë se pavarësisht asaj që ka ndodhur, Lefter Alla ka punuar për qytetin e tyre.

“Mesa e mendoj unë I drejtë për ne këtu në Bulqizë ka punuar. Nga të githë kryetarët ka dhënë kontribut.”

“E gjykoj të drejtë. Edhe ka punuar, edhe ka vjedhur. “

“Më shumë për ne si komunitet nga të gjithë kryetarët ka punuar Lefteri.”

Lefter Alla u zgjdh kryetar I bashkse se bulqisez ne vitin 2019. Alla njihet si një nga biznesmenët më të mëdhenj të kromit në zonën e Bulqizës. Ai ka qenë administrator i një kompanie ndërtimi, siç ka deklaruar edhe në inspektoriatin e deklarimit të pasurisë, por pas marrjes së mandatit e kaloi te disa të afërm të vet.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button