Shqiperia

Shqipëria ka dhënë rezultate, BE duhet të mbajë premtimin – Abc News

schedule13:38 – 16 Mars, 2023

Pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, komisioneri evropian Oliver Varhelyi tha se BE duhet të mbajë premtimin për integrimin e Shqipërisë në bllokun evropian. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama dhe Josep Borrell, ai tha se Shqipëria ka bërë përparim.

Varhelyi tha se viti i kaluar ishte mjaft suksesshëm për Shqipërinë dhe se BE-ja pret që vendi unë të përparojë akoma edhe më shumë gjatë vitit 2023.

“Nuk janë bërë ende gjashtë muaj nga samiti i Tiranës tani kemi edhe këshillin këtu në tiranë. Ia vlen gjithmonë të vish sepse nuk ka të bëjë vetëm më Shqipërinë por me faktin që Evropa është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor për ta pasur si përparësi të vet gjeopolitike. Ajo që dëgjuam nga Rama dhe delegacioni është se për Shqipërinë është Evropa përparësia gjeopolitike dhe për ne Ballkani është përparësi. Kjo nënkupton se ne duam që ky rajon të jetë pjesë e BE sa më shpejt. Duke iu kthyer Shqipërisë pamë atë që çfarë keni përmbushur.

Viti i kaluar ishte i suksesshëm për Shqipërinë. Nisëm konferencën e parë ndërqeveritare. Reformat ecën me ritëm dhe KE është këtu për të kërkuar më shumë. Po kështu, ramë dakord që nëse gjithçka shkoj mirë, ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm sepse të dyja palët përfitojnë nga përparimi që ka bërë Shqipëria. Nga ky progres ne marrim një partner që jo vetëm punon por edhe integrohet me ne në tregti, shoqëri dhe ekonomi. Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të japë rezultate, edhe ne kemi detyrime.

BE duhet të jetë e gatshme të mbajë premtimet e veta që nga vendi kandidat janë mbajtur. Këtë po bëjmë me planin ekonomik të investimeve. Për këtë kemi planin ekonomik të investimeve 30 miliardë. Kjo është arsyeja pse duhet të përshpejtojmë realizimin e këtij plani. Vitin e kaluar pamë që shifrat ishin të mira por duam të kemi më shumë për këtë arsye kemi dhënë 1.8 miliardë euro grantesh për zbatimin e 40 projekteve kryesore në Ballkan por duhet të shkojmë përtej, na duhen lidhje tregtare, dixhitale dhe energji për BE.”, tha ai./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button