Shqiperia

Tani e vendos gjykata – Abc News

Një tjetër takim europian në Tiranë. Pas Samitit, këtë të enjte për herë të parë në një vend të rajonit, u zhvillua takimi i Këshillit të Stabilizim Asociimit, Shqipëri-BE.

“Me këtë duam të japim një sinjal të fuqishëm politik, për angazhimin e BE ndaj integrimit shqiptar si anëtar i BE” tha Borrell.

Përfaqësuesit e BE vlerësuan ecurinë e Shqipërisë, e lidhur posacësisht me reformën në drejtësi. Kryeministri shqiptar ishte ai qe foli për rezultatet e saj.

“Në Shqipëri po ndodh ajo që deri shumë pak kohë më parë, askush nuk e imagjinonte. Drejtësia në Shqipëri, po godet njerëz, individë të lidhur me pushtetin apo jo, sic nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi, po tregojmë se koha e të paprekshmëve dhe të strehuarëve nën ombrellën e pushtetit ka mbaruar”

Skema e pasaportave të arta, e kritikuar nga BE, është pezulluar. Vendimarrje për të do të ketë me vonë.

“Ne patëm mundësinë të mirëpresim deklaratën e z.kryeministër që skema e pasaporta të arta nuk do të ndiqet më tej”

“E kemi bërë të qartë se e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së. Ka një cështje në gjykatë, nuk do e nxjerrim më këtë cështje në tavolinë pa parë si do përfundojë cështja në gjykatën europiane.”

Amnisitia fiskale, një tjetër ininicativë e qeverisë, e parë me rezevra nga be, do të bëhet tha Rama, sipas kosnultimeve dhe udhëzimeve të Unionit.

Në kete takim te pare te Këshillit në Ballkani, Bashkimi Europian erdhi me nje dhurate.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button