Sport

Tifozët e Interit duan derbin e Milanos në Champions, kuqezinjtë e Milanit jo – Abc News

Euroderbi i Milanos në Champions League është diçka krejt ndryshe, një emocion i dyfishtë për të dyja palët e tifozerive, por edhe të gjithë atyre që e duan këtë sport.

Rezultati i sondazhit të bërë nga media e njohur sportive italiane, “Sportmediaset.it”, i cili është votuar nga mbi 50 mijë tifozë, ilustron dëshirën e madhe e tifozëve të Interit për të pasur një derbi në çerekfinalen e Champions League, ndoshta një hakmarrje për vitin 2003 dhe 2005.

Përkundrazi, kuqezinjtë e Milanit preferojnë të shmangin derbin e Milanos në Champions League. Përqindjet janë të qarta, 54% e pothuajse 23 mijë tifozëve të Interit që iu përgjigjën sondazhit thanë se donin një çerekfinale kundër Milanit. Ndërsa 59% e 24 mijë tifozëve të Milanit, votuan se nuk do e donin Interin në çerekfinale të Champions League.

Një përgjigje për të dyja palët do të erret të premten në mesditë kur të hidhet shorit i shumëpritur në Nyon./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button