Sport

“Tre luanët” gati për kualifikueset e Euro 2024, Southgate publikon listën e lojtarëve të përzgjedhur – Abc News

schedule19:25 – 16 Mars, 2023

Pas ndërprerjes nga Kupa e Botës, javën e ardhshme do të rikthehet futbolli kombëtareve, ku do të startojnë dhe ndeshjet eleminatore të Euro 2024. Teknikët kanë filluar të prezantojnë listën me futbollistët që do të grumbullojnë dhe një gjë të tillë ditën e sotme e ka bërë dhe tekniku i Kombëtares angleze, Gareth Southgate.

Në listën e publikuar për sfidat e 23 dhe 26 marsit, ndaj Italisë në transfertë dhe Ukrainës në “shtëpi” është vënë padyshim re mungesa e Raheem Sterling, Trent Alexander-Arnold dhe Ben White, të cilët ishin titullarë të padiskutueshëm të “3 luanëve” gjatë Botërorit të Katarit.

Mirëpo, nuk ka vetëm largime pasi për herë të parë një ftesë nga Kombëtarja prestigjioze e “3 luanëve” e ka marrë “bomberi” i Brentford, Ivan Toney, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me 16 gola e 4 asistime, si dhe mbrojtësi i talentuar i Crystal Palace, Marc Guehi. /i.m /abcnews.al 

Lista e plotë:




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button