Sport

VIDEO/ Feyenoord kap çerek-finalet me “dhunë”, Sevilla i bën ballë “gjigandëve” turq – Abc News

Së bashku me Real Betis-Manchester United dhe Freiburg-Juventus kanë përfunduar dhe 2 ndeshje të tjera kthimi të vlefshme për fazën e 1/16-ve, të kampionatit të 2-të më të rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Europa Leauge.

Kështu, Feyenoordi “shkatërroi” me rezultatin e thellë 7 me 1, ukrainasit e Shakhtar Donetsk, ku protagonist padyshim ishte turku Kokcu, i cili shënoi 2 herë në minutat 24’ dhe 38’, si dhe asistoi një tjetër gol. Për golat e tjerë menduan Gimenez në minutën e 9’-të, Idrissi me një dopietë në minutat 49’-të dhe 60’-të, iraniani Jahanbaksh në minutën e 64’-rt, si dhe braziliani Danilo në minutën e 67’-të. Ndërkaq, goli i vetëm për ukrainasit u shënua nga Kelsy në minutën e 87’-të.

Në krahun tjetër, Sevilla ka “përsëritur” raundin e kaluar ku sërish dështoi të triumfonte në transfertë, teksa ka shpëtur për “fije të perit”, me ndeshjen Fenerbahce-Sevilla, që u mbyll me rezultatin 1 me 0, në favor të turqve. Golin e vetëm të sfidës e shënoi “bomberi” ekuadorian, Ener Valencia, i cili përktheu mrekullisht në gol një penallti në minutën e 41’-të.

Tashmë së bashkë me Manchester United dhe Juventus, bordet drejtuese të të dy klubeve do të presin shortin e nesërm që do të hidhet në Nyon të Francës, për të mësuar kundërshtarët e radhës në Europa League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Feyenoord 7-0 Shakhtar Donetsk:

Fenerbahce 1-0 Sevilla:




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button