Sport

VIDEO/ Roma dhe Bayer Leverkusen bëjnë detyrën, Royal Union fiton në “betejën” ndaj Union Berlin – Abc News

Pas Manchester United, Juventus, Feyenoord dhe Sevilla tashmë edhe 3 ekipe të tjera i janë bashkuar çerek-finalistëve, të UEFA Europa League, ku më konkretisht Roma, Bayer Leverkusen dhe Royal Union SG kanë arritur të sigurojnë një “biletë” çerek-finaleje.

Në “Puskas Arena”, “aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë arritur të triumfojnë sërish ndaj hungarezëve të Ferencvaros me rezultatin 0 me 2. Nga një gol në fillim dhe fund të ndeshjes nga Moussa Diaby në minutën e 3’-të dhe Amine Adli në minutën e 81’-të, mjaftuan që gjermanët të kalonin në raundin tjetër të Europa League.

Në Belgjikë, në “Lotto Park”, vendasit e Royal Union SG mundën pastër me rezultatin 3 me 0, gjermanët e Union Berlin, në një përballje të vrullshme. Për vendasit siparin e golave e hapi maltezi Teuma në minutën e 18’-të, ndërsa golat e Lazare Amani dhe Lapoussin në minutat 63’ dhe 94’ mjaftuan për të “vulosur” kualifikimin e belgëve.

Në krahun tjetër, në mitikun spanjoll “San Sebastian”, vendasit e Real Sociedad u ndeshën me “gladiatorët” romak, në një përballje e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0 me 0, rezultat ky i cili i dhuron “verdhekuqve” të Romas kalimin për fazën tjetër të kompeticionit.

Ndërkaq, kundërshtarët e sfidave të radhës do të mësohen ditën e nesërme, ku në Nyon të Francës do të hidhet shorti i çerek-finaleve të UEFA Champions League, Europa League dhe Conference League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Ferencvaros 0-2 Bayer Leverkusen

Royal Union SG 3-0 Union Berlin




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button