Sport

“Black Rhino”, nga boksier i peshave të rënda, në piktor dhe i burgosur për 105 vjet – Abc News

schedule10:22 – 17 Mars, 2023

Më 22 shkurt të vitit 2003, Mike Tyson hyri në ring për t’u ndeshjur me Clifford Etienne në atë që do të ishte fitorja e tij e fundit në ring.

Tyson, i cili më vonë humbi në vitin 2004 me Danny Williams dhe në 2005 me Kevin McBride, mposhti boksierin e njohur si “The Black Rhino” në vetëm 49 sekonda, pavarëisht se u fut në ring me shpinën e dëmtuar.

Aktualisht, Mike Tyson ka arritur ta kthejë jetën e tij në rrugën e duhur me investimet e tij në bizneset e lidhura me kanabisin, ndërsa Clifford Etienne vazhdon të vuajë dënimin e tij prej 105 vitesh burg, me të cilin u dënua në vitin 2006 për grabitje me armë, rrëmbim dhe tentativë vrasje të një oficeri policie në Baton Rouge, Luiziana.

Clifford Etienne, “Rinoceronti i zi” i boksit që luftoi me Mike Tyson, Francois Botha dhe gjigantin e frikshëm Nikolay Valuev, e gjeti veten pas hekurave dhe me një pasion të ri. Ai nisi të pikturonte në burg, figura të cilat mund t’i shihje kudo në murin e institucionit për vuajtjen e dënimit.

Ettiene u transferua së fundmi nga burgu pasi pësoi një sulm në studion e pikturës ku punonte dhe flinte në burg. Në destinacionin e tij të ri, ai nuk mund të pikturojë, por pret që miqtë e tij të vjetër jashtë qelisë ta ndihmojnë dhe t’i ofrojnë këtë mundësi./ h.ll/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button