Kosova

Gjakovë: Arrestohet një person dhe konfiskohen dy armë dhe municion

Policia e Kosovës në Gjakovë njofton se të enjten i është përgjigjur një rasti kanosjeje të raportuar në fshatin Damjan.

Bëhet e ditur se organet e rendit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, 31-vjeçar). Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore) i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button