Sport

Inter nuk heq dorë nga Kessie, Marotta planifikon takim me Laportan – Abc News

schedule08:25 – 17 Mars, 2023

Inter do të bëjë disa ndryshime sezonin e ardhshëm, ku pritet të ketë disa largime, madje edhe të sakrifikuar të cilët mund të mbushin arkat e klubit.

Sipas raportimeve nga “Sport”, Interi vazhdon të shpresojë të shohë Franck Kessie me fanellën zikaltër sezonin e ardhshëm.

Joan Laporta dhe Mateu Alemany janë planifikuar të takohen me drejtorin sportiv të klubit italian, Beppe Marotta, për të diskutuar rikthimin e mundshëm të lojtarit në San Siro.

Gjithashtu sipas gazetës katalanase, Barcelona do të ishte e gatshme ta shiste mesfushorin nëse në negociata do të përfshihej emri i Marcelo Brozovic.

Edhe pse Kessie ka deklaruar që është i lumtur te Barça, edhe pse pse Xavi e ka lartësuar emrin e Kessie, ish-mesfushori i Milanit mund të përfundojë tek Inter./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button