Sport

Ndaj Milanit aspak e lehtë, ata janë klub me histori dhe sukses evropian – Abc News

schedule15:07 – 17 Mars, 2023

Napoli është në përballje me Milanin në çerekfinalet e Champions League dhe Luciano Spalletti, me gjithë sinqeritetin, nuk është i kënaqur, pasi nuk do të preferonte ekip italian në përballje.

“Do të kisha preferuar të mos takohesha me një ekip italian. Milani është një klub me përvojë të madhe dhe histori fituese. Vetëm Real Madrid ka fituar më shumë trofe të Champions League se sa Milani.

Përvoja në turnetë evropiane është thelbësore. Dhe në këtë aspekt, Milani është favorit. Për më tepër, ata kanë eliminuar një ekip shumë të fortë si Tottenham. Dëgjoj disa që thonë se Napoli ka një përballje të lehtë. Vetëm po të jesh idiot mendon se është e lehtë ndaj një klubi me eksperiencë dhe sukses në Evropë”, tha Spalletti në mënyrë modeste./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button