Kosova

Për një vit në Spitalin e Gjilanit u realizuan afro 62 mijë vizita mjekësore

Mbi 61 mijë e 700 vizita mjekësore specialistike janë kryer gjatë vitit 2022 në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjilanit, në 19 profile të ndryshme mjekësore.

Në 2 muajt e parë të vitit 2023 janë kryer 8 mijë e 300 vizita mjekësore, thuhet në një njoftim të Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Brenda dite, stafi mjekësor i Spitalit të Gjilanit kryen 220 vizita mjekësore, përderisa brenda javës 1 mijë e 100 vizita mjekësore, kurse për 1 muaj, 4 mijë e 500 vizita. Në ambulancat specialistike shërbime mjekësore ofrojnë 68 mjekë specialistë të lëmenjëve të ndryshme dhe 29 infermierë”.

“Pacientët që kanë nevojë për shërbime specialistike të profileve të ndryshme mjekësore nga rajoni i Gjilanit, paraprakisht duhet të kenë udhëzim nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe termini bëhet fizikisht, përmes sistemit kompjuterik. Ambulancat specialistike të këtij spitali ofrojnë shërbime në kushte moderne, të rinovuara dhe të pajisura me aparaturat e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button