Shqiperia

Përplasen dy automjete në Krujë, tre të plagosur – Abc News

schedule08:27 – 17 Mars, 2023

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm në Krujë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët e makinës tjetër. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button