Show-Biz

“Shumë gjëra kanë qenë të imponuara” – ftohet marrëdhënia e Keisit dhe Kristit

Marrëdhënia e krijuar brenda mes Kristi Aliajt dhe Keisi Medinit duket se është ftohur.

Ata dukshëm janë distancuar nga njëri-tjetri, gjersa për këtë ka folur së fundmi edhe këngëtarja e njohur.

Duke bërë xhiro rreth pishinës me Antonetën, biondja thekson se nuk është e dashuruar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Shumë gjëra kanë qenë të imponuara, unë e mora mesazhin tim dhe dola nga ajo vorbulla. Ishim vetëm këtu dhe u verbova. Thashë një sekondë çfarë po ndodh dhe mu hapën sytë. Nuk kam rënë as në dashuri, se të isha, nuk do kisha turp ta pranoja”, u shpreh Keisi.

“Nuk ka më bukur se sa të biesh në dashuri, por kanë ndodhur gjërat shpejt dhe se kuptoj çfarë po bëhet. Nuk e di se çfarë ndjej, tani do dal e keqe. Unë jam e ftohtë, nuk të vij nga mbrapa të përqafoj”, vazhdoi më tej bukuroshja e njohur.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi se ka marrë mesazhin e duhur nga babai që mbase nuk duhet nxituar se një gjë e tillë fiket shpejt.

Mbetet për t’u parë në vijim se si do të rrjedhë raporti i tyre. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button