Sport

Zbulohet se kur do të luajnë të katërta çiftet çerekfinaliste – Abc News

schedule15:03 – 17 Mars, 2023

Pas shortit që u hodh në orën 12:00 në Nyon, UEFA ka zyrtarizuar datat dhe oraret e çerekfinaleve të Champions League.

Dy takimet që do të shohin Interin e Simone Inzaghit ndaj Benfikës janë planifikuar për të martën më 11 prill dhe e kthimit më 19 prill.

Të martën më 11 prill do të jetë gjithashtu edhe sfida mes Manchester City-Bayern Munich, të cilën edhe të kthimit do ta luajnë njësoj si Interi më 19 prill.

Të mërkurën më 12 prill do të luhen dy çerekfinalet e tjera, ajo mes Real Madrid-Chelsea dhe Milan-Napoli. Ndeshjet e kthimit për këto dy sfida do të luhen më 18 prill. Të gjitha sfidat do të luhen në orën 21:00.

DATA
11 Prill: Benfica-Inter dhe Manchester City-Bayern Munich
12 Prill: Milan-Napoli dhe Real Madrid-Chelsea
18 Prill: Napoli-Milan dhe Chelsea-Real Madrid
19 Prill: Inter -Benfica dhe Bayern Munich-Manchester City

Gjysmëfinalet : Ndeshja e parë 9-10 maj, ndeshja e dytë 16-17 maj.
Finalja : 10 qershor në Stamboll/ h.ll/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button