Show-Biz

Adebayor jeton si një perandor, fansat e mahnitur nga pamjet e rezidencës luksoze dhe makinave super të shtrenjta

Futbollisti nga Togo, Emmanuel Adebayor, ka publikuar një video interesante në Instagram, ku ka treguar gjithë luksin në të cilin jeton.

Ky 39-vjeçar ka fituar miliona euro gjatë gjithë karrierës së tij profesionale dhe shpesh kujton suksesin dhe famën që ka arritur në rrjetet sociale.

Një vilë me palestër, sallë lojërash dhe një parcelë të madhe të mahnitshme. Edhe pse, pa dyshim, më së shumti tërhoqi vëmendjen koleksioni i makinave që ai ka në garazhin e tij.

“Kjo shtëpi përfaqëson më shumë se luks. Është një kujtesë se me punë të palodhur, disiplinë dhe besim në një fuqi më të lartë, gjithçka është e mundur. Ndoshta historia ime do t’ju frymëzojë që të mos hiqni dorë kurrë nga ëndrrat tuaja, sado të mëdha të duken ato”, shpjegoi Adebayor.

Adebayor e filloi karrierën e tij në Metz në vitin 2001 dhe pas vetëm dy sezonesh u transferua në Monaco.

Në vitin 2006, futbollisti iu bashkua Arsenalit dhe më pas luajti për Manchester City, Real Madrid, Tottenham, Crystal Palace, Basaksehir, Kayserispor dhe Paraguayan Olimpia, që ishte edhe klubi i tij i fundit.

Ai nuk është zyrtarisht në pension për momentin, por nuk ka luajtur për asnjë ekip që nga marsi 2020, kur filloi pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button