Sport

Conte sulmon lojtarët dhe pronarin e Tottenham – Abc News

schedule21:34 – 18 Mars, 2023

Tottenham barazoi 3-3- kundër skuadrës së vendit të fundit të Southampton duke lënë një shije të hidhur për Conten.

Pas ndeshjes, Antonio Conte njeriu që supozohej të ndryshonte mentalitetin e Tottenham-it sulmoi lojtarët dhe indirekt pronarin, Daniel Levy.

“Ata janë mësuar këtu. Ata nuk duan të luajnë nën presion. Ata nuk duan të luajnë nën stres.

“Historia e Tottenhamit është kjo. 20 vjet ka pronar dhe ata kurrë nuk fituan diçka. Pse?

“Deri tani jam munduar ta fsheh situatën. Për çfarë mund të luftojmë në këtë periudhë, me këtë qëndrim, me këtë angazhim? Për çfarë? Vendi i 7-të?

“Nëse duan të vazhdojnë në këtë mënyrë, mund të ndryshojnë trajnerin, shumë drejtues, por situata nuk mund të ndryshojë. Më besoni”. /G.D abcnews.al/

Burimi:  Dan Kilpatrick @ Twitter




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button