Show-Biz

“Është një gjë shumë e bukur” – Kiara i premton Luizit një befasi brenda shtëpisë së famshme

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë çifti i parë që u krijuar në edicionin e këtij viti të Big Brother VIP Albania.

Dyshja prej javësh kanë nisur një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme dhe tashmë romancë po e shijojnë para një publiku të madh nga të cilët ndiqen vazhdimisht.

Por, nga një pjesë e madhe e fansave lidhja e tyre shihet me dyshime kjo pasi në këtë raport është këngëtari shkodran që shihet më I përkushtuar ndaj moderatores.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Kjo nisur edhe nga shumë befasi dhe dedikimi që Ejlli ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe për Titon, dhe njëjta gjë nuk mund të thuhet për bukuroshen e ekranit.

Megjithatë një befasi nga Kiara pritet në ditët në vazhdimi pasi këtë ajo ia ka premtuar Luizit gjatë një diskutimi që kanë bërë mbrëmë (e premte).

Foto: Kiara Tito/Instagram

Kiara tha se diçka shumë e bukur po e pret atë, por pavarësisht insistimit të Luizit ajo nuk ka zbuluar detaje.

“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu (në shtëpi), është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.

Ndërkohë, kujtojmë që në mesin e befasive që Luizi ka bërë për Kiarën në BBVA është edhe këngën dedikim “Me ty” që tashmë ka grumbulluar mbi nëntë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

@visoovilla #luizejlli ♬ original sound – VisooVilla🇬🇧




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button