Shqiperia

Gabimi më i vogël gjatë procesit do të ishte fatal – Abc News

schedule20:09 – 18 Mars, 2023

Për më shumë se 50 vjet nuk e ka ndarë nga dora aparatin fotografik, duke fokusuar në objektiv personalitete, evente të ndryshëm kulturor-sportiv, por edhe festa familjare.

Ky është Gezim Beqiri që të gjithë në Gjirokastër e njohin dhe e thërrasin Gëzim fotografi.

Përvoja e tij e gjatë në këtë profesion ka nisur dekada më parë, kohë në të cilin ai filloi të punonte në gazetën ‘Pararoja’,  e cila botohej para viteve ‘90. Sigurisht që teknologjia e asaj kohe krijonte mjaft vështirësi si për stampimin dhe larjen e një fotografie të cilat ishin bardhëzi. Gëzimi thotë se gabimi më i vogël gjatë këtij procesi do të ishte fatal, pasi filmi mund të digjej i gjithi.

Me kalimin e viteve dhe perfeksionimit në këtë profesion, Gëzimin ishte e vështirë ta takoje, pasi siç tregon ai kërkesat nga ana e qytetarëve për të patur një foto apo album të realizuar prej tij u rritën ndjeshëm.

Por sa ndryshim ka nga viti në vit hyrja e teknologjisë dhe aparateve celulare?

Sigurisht që edhe kjo përvojë gjysme shekullore ka patur problematikat e saj, ku mes humorit ai ndan me ne një histori reale

I vetmi vlerësim gjatë kësaj periudhe të gjatë ishte abonimi në revistën Ylli, të cilin ai e merrte falas gjatë sistemit monist.

Ajo që ai vlerëson me tepër është respekti që ka krijuar në qytetin e Gjirokastrës.

Në qytetin e gurtëzor se mund të gjesh një familje gjirokastrite që nuk ka të paktën një fotografi artistike të realizuar nga dora dhe syri i këtij mjeshtri./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button