Shqiperia

Kam ndjerë përbuzjen, por kam zgjedhur ndershmërinë – Abc News

schedule20:28 – 18 Mars, 2023

Kur erdhi nuse nga Vlora në Fier, Mira Koçiu nuk e kishte shkuar nëpër mend se do t’i duhej të punonte si pastruese në rrugë. Me ëndrrat e një nuseje të re, ajo nisi jetën bashkëshortore dhe solli në jetë tre fëmijë.

10 vjet më parë kur bashkëshorti i Mirës u nda nga jeta, përveç dhimbjes ajo me tre fëmijët u përballën edhe me varfërinë. Si kryefamiljare, në atë kohë 48 vjeçe Mira duhej të siguronte jetesën për vete dhe tre fëmijët njëri prej të cilëve, i mitur

Ishte pikërisht ai moment, kur zgjodhi të bëhej e fortë, për të jetuar dhe punuar, për vetë dhe fëmijët e saj

Puna si pastruese ishte e vetmja alternativë  që ju ofrua si ndihmë dhe megjithëse pranoi, në fillim e kishte të vështirë.  Një  punë e dorës së dytë që shpesh shihej me përçmim

Sot 58 vjeçarja jeton me djalin pasi dy vajzat janë martuar. Çdo ditë niset herët nga shtëpia për të shkuar nga lagjja Sheq i Madh në qendër të Fierit. Puna që bën i siguron të ardhura, por edhe dinjitetin e kryefamiljares që mban mbi shpatulla e vetme, përgjegjësinë e rritjes dhe nxjerrjes në jetë të fëmijëve./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=gchjMVniiw8




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button