Shqiperia

Kosova dhe Serbia kanë pranuar zbatimin e aneksit të marrëveshjes – Abc News

schedule23:16 – 18 Mars, 2023

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dalë në një konferencë për mediat në Ohër, pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij, Borrell u shpreh se

“Ne të gjithë kemi pasur një ditë të gjatë, dua të shpreh mirënjohjen e sinqertë miqve tanë në Maqedoninë e Veriut. Ju e dini se objektivi sot ishte që Kosova dhe Serbia të dakordësonin sesi të implementonin marrëveshjene   epraniar më 27 shkurt në Bruksel. Marrëveshja u arrit n♪7 fund të shkurtiy, por çështja ishte sesi do të implementohej. Kemi 12 orë që  diskutuam dhe jkam i lumntur që pas 12 orësh, kemi një marrëveshje sesi ta bëjmë. Deklaroj se Kosova dhe Serbia kanë pranuar të imlementojnë aneksin e zbatimit të normnalizimmit të marrëdhënieve të tyre. Si pjesë e këtij aneksi, palët kanë pranmuar që të implemntojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Ndërkaq, dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar ka qenë i pranishëm në takimet në Ohër në cilësinë e vëzhguesit.

Takimet mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku u diskutua për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button